Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, ka bërë një deklaratë të fortë në një studio televizive, duke akuzuar Erion Veliajn si një “investim miliona euro” nga Xhorxh Soros, i cili, sipas saj, është “djegur” nga Belind Këlliçi.
Advertisements
Shehaj theksoi se Veliaj është i lidhur me një seri investimesh të mëdha që datojnë që nga vitet 2000 dhe që janë mbështetur nga Sorosi. Ajo shtoi se Këlliçi ka luajtur një rol kyç në zbardhjen e këtyre lidhjeve, duke i dhënë mundësinë opozitës të demaskojë figurat e pushtetit.
Advertisements
Shehaj e kritikoi opozitën për mungesën e përqëndrueshmërisë dhe kërkoi që të fokusohet në nismat që do të ndihmojnë shqiptarët të kuptojnë natyrën e pushtetit aktual. Ajo gjithashtu akuzoi këtë sistem për “kriminalizimin” e Shqipërisë dhe “kriminalizimin” e rinisë.
‘Në njoftimin për Erion Veliajn, SPAK thotë; kemi arritur në konkluzionin se.Pra ka 4 vepra penale, dhe ai person sot është i lirë.
Po e mbron Sorosi në Shqipëri për shkak se Erion Veliaj, investimi qindra milionë euro, duke nisur që në fillim të viteve 2000. Mos harroni se si janë themeluar.
U dogj investimi i Erion Veliaj, pasi Belind Këlliçi arriti demaskimin deri në atë pikë sa këta nuk mund ta fshihnin më. Kjo është ajo që i ka munguar opozitës, persistenca e përditshme. Kjo është ajo që duhet bëjë opozita që shqiptarët të kuptojnë dhe këta të mos fshihen më. Është një sistem që kriminalizoi Shqipërinë, po kriminalon rininë’, tha Shehaj.