‘E di me kë rri’, gazetari zbardh detaje nga dëshmia e Veliajt në SPAK: Debatoi ashpër me prokurorët, ndërhyri Dumani

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar zhvillimet lidhur me dëshminë e Erion Veliajt në SPAK.

Advertisements

Sipas gazetarit, dëshmia e Veliajt është shoqëruar me debate të ashpra, duke detyruar drejtorin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, të ndërhyjë për të qetësuar situatën. Sipas tij, gjatë dëshmisë, Veliaj ka përdorur kanosje të nënkuptuara, duke përmendur njerëz që ai di me kë rri dhe bashkëjeton.

Advertisements

Ai theksoi se qenia “i lirë” e kryebashkiakut, pavarësisht akuzave penale të rënda ndaj tij, konfirmon se Veliaj është një rast përjashtimor dhe se ka pasur një “gjykatë politike” që ka ndikuar në këtë çështje.

Çollaku theksoi gjithashtu se ka të paktën dy ministra të kabinetit të kryeministrit Rama që nuk mund të udhëtojnë në SHBA dhe janë thirrur në SPAK. Ai u shpreh se drejtësia në Shqipëri është e shantazhuar dhe kjo ka pamundësuar dërgimin e zyrtarëve të lartë publikë në qeli, pavarësisht akuzave të rënda ndaj tyre.

Çollaku ka ngritur gjithashtu dyshime për ndikimin e Xhorxh Sorosit në politikën dhe drejtësinë shqiptare, duke sugjeruar se financimet dhe investimet e Sorosit mund të kenë një rol të rëndësishëm në ndikimin mbi vendimmarrjen në SPAK dhe institucionet e tjera.

‘Gjykata politike e ka marrë vendimin për Veliajn, ai është i përjashtuar. Ka të paktën 2 ministra që nuk udhëtojnë dot në SHBA, që e kanë vizituar SPAK. I vetmi që s’është thirrur në SPAK, të gjithë ministrant janë, janë histori diaspore, energjitike. Kemi riaktvizim.

Fotoja e Soros ka zjë pyetje brenda. A ka ende ndikim Sorors në ambasadë që shtrihet deri në SPAK? Kemi funksionarin publik me akuzat më të rënda ndaj një zyrtari të lartë. Me gjysmën e këtyre akuzave ka një numër të lartë zytarësh që janë në qeli. Këta njerëz në prokurori e gjykata, që janë investime e financime të Soros, çfarë të fshehtash e sekrete kanë ata për to, që nuk marrin dot vendime. Nga 5 orë thirrje në SPAK, 1 orë ka kaluar në temperaturë të nxehtë debati mes Veliajt e prokuroëve.

Madje ka zbritur vetë Dumani për të shuar gjakrat. Një nga kanosjet kanë qenë, ‘unë e di me kë rri e më kë bashkëjeton’, një nga kanosjet e nëndheshme të Veliajt. Kemi njoftim zyrtar të SPAK për akzuzat e shumta ndaj Veliajt. Po shkohet nga provat te arresti, e jo arresti te prova. Kjo kohë, duket kompromentuese për të dëmtuar provat.’, tha Çollaku.