“Eja po hyj te tezja”, gazetarja: Mesazhet që futën në kurth Ramazan Matajn, u qëllua me automatik

Gazetarja Glidona Daci ka treguar në “Top Story” sesi autori planifikoi vrasjen e Ramazan Matajt disa ditë më parë në Shkodër.

Advertisements

Sipas të dhënave të zbërthyera nga celulari i viktimës, autori kishte krijuar profil fals në rrjetet sociale, duke komunikuar me Ramazanin.

Advertisements

“Kur është zbërthyer telefoni i viktimës janë gjetur komunikimet. Rezulton se profili i vajzës është krijuar nga autori në datën 25 dhjetor. Ai ja ditën pikën e dobët, komunikimi me vajzën. Me një emër duke pretenduar se ishte e fshatit përbri.

E kanë thirrur dy tre ditë para ngjarjes, por nuk e realizuan vrasjen se nuk ishin gati. Vajza e stisur i kishte thënë nuk të takoj dot. Biseda e fundit ka qenë, ‘unë do shkoj te teza dhe do dal të takoj në filan rrugicë’. Pasi kishte folur në rrjete sociale me llogari false, autori është siguruar që viktima ka qenë i vetëm në makinë dhe ka gjuajtur me një armë pushkë, duke i marrë dhe jetën.

Sipas të gjitha mbledhjes së provave dhe dinamikës, ata janë larguar me biçikletë. Ajo që mua më shokon dhe nuk e kuptoj është pse ky djalë, kur e donte këtë vajzë, përse nuk e merrte dhe të bashkëjetonte me të? Nuk arrij ta kuptoj.

Nga mesazhi që është gjetur në telefon, 33-vjeçari kishte shumë komunikime me shumë vajza në të njëjtën kohë”-u shpreh gazetarja./Top Channel