Artan Kaja, një sipërmarrës shqiptar 52-vjeçar, është gjetur i pajetë të martën në mbrëmje në kompaninë Smurfit në Lunata, Itali.
Advertisements
Në fillim, vdekja e tij dyshohej të ishte natyrore, por pas hetimeve të mëtejshme, u konstatua se ai ishte vrarë me armë zjarri.
Advertisements
Policia italiane ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen, një bashkatdhetar i Kajas.
Artan Kaja ishte pronar i një kompanie që merrej me trajtimin e paletave dhe punonte si kontraktor për Smurfit. Gruaja e tij e gjeti të pajetë në një pellg gjaku, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi.
Hetimet janë duke u zhvilluar nga policia, ndërsa arma e vrasjes ende nuk është gjetur.