Reshje bore, parashikimi i motit për fundjavën, si do të ndryshojnë temperaturat

Meteorologia Lajda Porja, ka bërë parashikimin e motit për fundjavën. Në “ABC News” meteorologia tha se territori shqiptar sot dhe nesër pritet të mbetet me vranësira, por me temperatura të ngrohta.

Advertisements

Ndërsa ndryshimi do të jetë të shtunën në mbrëmje dhe të dielën, ku parashikohet të kemi ndryshim drastik të kushteve atmosferike, pasi një masë e ftohtë polare depërton në gadishullin e Ballkanit, dhe reshje shiu dhe dëbore do të ketë në të gjithë territorin shqiptar.

Advertisements

“Vjeshtë dhe dimër përgjatë kësaj fundjave. Territori shqiptar sot dhe nesër parashikohet të mbetet me mot me vranësira, por relativisht të ngrohtë. Masa ajrore e ngrohtë është prezente duke sjellë reshje dhe pse më të dukshme do të jetë në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Të shtunën në mbrëmje dhe ditën e diel parashikohet të kemi ndryshim drastik të kushteve atmosferike, pasi një masë e ftohtë polare depërton në gadishullin e Ballkanit, dhe reshje shiu dhe dëbore do të ketë në të gjithë territorin shqiptar.

Pritet të ketë rënie deri në 8 gradë të temperaturave. Kosova dhe Maqedonia e Veriut pritet të ketë vranësira të shpeshta , reshje dëbore. Dita e diel do të jetë me reshje dëbore në gjithë territorin për shkak të temperaturave të ulëta, po ashtu edhe Maqedonia e Veriut. Ditët e ftohta të dimrit do të na shoqërojnë për disa ditë me radhë”, tha mes të tjera Lajda Porja.