U plagos nga i dashuri i ish-bashkëshortes, 40-vjeçari nga Fieri në luftë për jetën! Ngjarja në sy të fëmijës së mitur, “çifti” në kërkim

Klement Beqaj dhe Melisa Beluli, 25 dhe 29 vjec, janë shpallur në kërkim nga policia e Fierit pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohet se plagosën një 40-vjeçar, ish-bashkëshortin e Melisës.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së 5 janarit.

Advertisements

25-vjecari, ditën e ngjarjes, shkoi në lokalin pranë vendit të quajtur “Zogu i Zi “ në Fier, ku gjendej ish-bashkëshorti i së dashurës me djalin e mitur dhe sipas dëshmitarëve, pas një debati të çastit e qëlloi me një plumb.

Prezente në momentin e ngjarjes së rëndë ka qënë dhe ish-bashkëshortja e të plagosurit, Melisa Beluli, e cila është larguar menjëherë me të dashurin me një automjet tip “ Ford”.

40-vjeçari , me iniciale G. H, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të qytetit ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe prej 5 ditësh është në luftë për jetën.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje Klement Beqaj dhe Melisa Beluli u larguan drejt Patosit me një makinë të marrë me qira dhe ende nuk janë lokalizuar nga policia. Sipas Drejtorit të Policisë Vendore Fier, Skënder Hitaj, verifikimet dhe kontrollet kanë vijuar pa ndërprerje, por deri tani pa rezultat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të djalit të mitur të të plagosurit i cili aktualisht është i traumatizuar dhe ndodhet në përkujdesjen e familjarëve të të atit.