Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku një 40-vjeçar i identifikuar me inicialet G.H, është plagosur me armë zjarri.
Advertisements
BalkanWeb mëson se plagosja është kryer nga Klement Beqaj, 25 vjeç, i cili ishte në një lidhje me bashkëshorten e 40-vjeçarit, 29-vjeçaren Melisa Beluli. Çifti ishin në proces divorci dhe kishin nisur procedurat për ndarjen.
Advertisements
Edhe pse kanë kaluar rreth 5 ditë nga plagosja, gjendja e 40-vjeçarit paraqitet shumë e rëndë dhe është në gjendje kritike për jetën.
Si ndodhi ngjarja
Ka qenë djali i çiftit, vetëm 10 vjeç ai që ka telefonuar të ëmën dhe i ka kërkuar që ta marrë.
Duke qenë që çifti ishin në proces divorci, djali rrinte gjatë ditës me të atin dhe në mbrëmje shkonte tek nëna.
Telefonata ka qenë e tensionuar, dhe më pas 29-vjeçarja ka shkuar së bashku me të dashurin në lokalin ku gjendej 40-vjeçari. 25-vjeçari ka goditur bashkëshortin e të dashurës.
Ngjarja ka qenë e gjitha në sy të djalit të tyre të mitur.
Beqaj dhe Beluli më pas janë arratisur ku janë në kërkim prej një jave nga policia.