Në studion e “Opinion” pati një debat me tone të ngritura mes Blendi Fevziut dhe Arlind Qorrit.
Advertisements
Debati nisi pasi Qori tha se Lëvizja Bashkë është censuruar duke mos u ftuar në studio televizive, pasi sipas tij përbën kërcënim për pushtetin dhe biznesmenët oligarkë. Qori hodhi akuza mbi televizionin Klan për censurë gjë që ndeshi në kundërshtinë dhe revoltën e Fevziut.
Advertisements
Në debat është futur edhe Andi Bushati, i cili edhe pse mik me Blendi Fevziun i jep të drejtë Arlind Qorrit teksa shkruan:
“Në këtë debat dua të them se jam 100% me Arlind Qorin. Së pari për arsye thellësisht personale dhe së dyti si njeri që ka privilegjin ta shohë për së brendshmi dhe për së jashtmi sistemin tonë mediatik”.
Bushati shkruan edhe për eksperiencën e tij personale dhe censurën që edhe atij vetë i ka bërë Tv Klan, kur thotë që prej 2015-ës nuk ka shkelur më kurrë.
“Kam qenë aktiv që prej 1997-ës, si gazetar, drejtues reviste, udhëheqës emisionesh televizive e për vite të tëra kam kontribuar si i ftuar në një mori të madhe emisionesh të këtyre mediave. Por që pas vitit 2015, pasi pata një konflikt me Aleksandër Frangajn, për më tepër jo për çështje që lidheshin ekskluzivisht me Klanin, nuk kam shkelur më kurrë në këtë media. Askush nga ata që më ftonte më parë, nuk pati guximin ta bënte më. Miqtë e mij, me ata që vijonim të pinim kafe apo ndonjë gotë verë dhe ruanim të njëjtat raporte, patën frikë të më hapnin më ato dyer ku kisha hyrë lehtësisht më parë. As në emisionet shoë, as në lajme, as për biseda politike, askund. Për mua papritmas, media në lindjen e së cilës kisha kontribuar modestisht, u shndërrua në gardhin e një “toke të xanun””, shkruan Andi Bushati.
Bushati në shkrimin e tij e çon përtej TV Klan këtë fenomen teksa kujton edhe kronikat e lajmeve të Top Channel, një tjetër televizion publik ku sipas tij rastet e censurës janë evidente dhe i përmend me shembuj konkretë.
“Ai përmendi (e ka për Qorin) në mënyrë absurde rastin e Top Channel, që transmetonte kryeministrin duke e sulmuar personalisht për protestat e pensionistëve, por nuk i pasqyronte fare ato protesta”, shkruan Bushati dhe në fund kujton edhe lajmet e ndërtuara nga mediat mbi statuset e kryeministrit Rama.
“Pra, nuk ka nevojë për më shumë shembuj që të tregosh se mediat tona të mëdha janë shndërruar në kioska për të zgjidhur hallet e rrethit familjar dhe financiar të një grushti padronësh. Ato e bëjnë këtë në mënyrën më të ulët dhe në dëm të interesit publik, duke i shërbyer kryepushtetarit të radhës. Ato kanë mbërritur deri në rekorde qesharake, sa kur bie borë në Theth, e raportojnë këtë përmes Facebook-ut të shefit të qeverisë, ndërsa kur një revistë e huaj shkruan për Ksamilin, lajm bëhet se linkun e saj e ka ripostuar edhe Edi Rama”.