Kryeministri Edi Rama, në podkatin e tij “Flasim”, është shprehur se e dashuron paqen, por shtoi se nuk po e gjen.
Advertisements
Kreu i qeverisë bëri komentin pasi mori dhuratë nga dy të ftuarat e tij emblemën me një pëllumb që simbolizon paqen.
Advertisements
“Unë kam vetëm luftë, vetëm paqe nuk kam”, u shpreh kryeministri Rama, duke shtuar se “mbase po ta gjeja nuk do të ishte më e tillë”.
Rama theksoi se “paqja e vërtetë është ajo që zien”.
“Unë kam vetëm luftë, vetëm paqe nuk kam. Paqen e dua, por jam në luftë. Luftojmë për paqen. E dashuroj paqen, por nuk e gjej. Mbase po ta gjeja nuk do të ishte më paqe. Paqja e vërtetë është ajo që zien”