Një tërmet me magnitudë 5.5 godet kete vend

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi Etiopinë, në lindje të kryeqytetit Addis Abeba, njoftoi Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ).

Advertisements

Tërmeti ishtenë një thellësi prej 10 kilometrash.

Advertisements

Vihet re se në zonë janë regjistruar një sërë tërmetesh më të vogla, pas aktivizimit të një vullkani në fillim të vitit.

Më 3 janar, Fana Broadcasting, raportoi se autoritetet kishin evakuuar banorët nga zona e prekur, e cila është rreth 165 kilometra nga kryeqyteti Addis Ababa.

Shiferaw Teklemariam, komisioneri i Komitetit të Menaxhimit të Rrezikut të Fatkeqësive të Etiopisë, tha se ishte shumë herët për të folur për një shpërthim, por autoritetet nuk po rrezikonin.