Luiz Ejlli bën këngë për Martinin, 14-vjeçarin që u vra me thikë nga bashkëmoshatari (Video)

Këngëtari Luiz Ejlli ka surprizuar së fundmi me një dedikim emocionues për Martin Canin, 14-vjeçarin që humbi jetën tragjikisht më 18 nëntor të vitit që lamë pas.

Advertisements

Martin, i cili u godit me thikë në zemër pas një sherri ndodhur jashtë shkollës “Fan Noli” në kryqytet, kishte ëndërr të bëhej futbollist dhe ishte i njohur mes shokëve për energjinë dhe buzëqeshjen e tij.

Advertisements

Kjo këngë e Luizit jep një mesazh dashurie dhe kujtimi për Martinin dhe ëndrrat e tij që u prenë në mes.

Në videoklip shfaqen momente nga jeta e 14-vjeçarit, teksa luante futboll apo teksa krijonte kujtime më shokët, vëllanë dhe prindërit që aq shumë e deshën.