Thuhet se këto shenja të zodiakut janë shumë të mirë në s*ks, por sa e vërtetë është?!

Shenja juaj astrologjike mund të jetë një tregues i fortë i dëshirës së brendshme për intimitet. Sa i përket jetës seksuale, ndikim ka jo vetëm libidoja, por edhe shenja juaj e horoskopit.

Advertisements

Disa shenja kanë më shumë prirje të kenë një jetë seksuale aktive thjesht sepse e dëshirojnë atë më shumë. Të tjerë janë të njohura për akte intime të paharrueshme dhe të zjarrta. Disa shenja konsiderohen si më të mirat në krevat, sipas astrologjisë.

Advertisements

Akrepi

Akrepi konsiderohet si shenja më seksuale e horoskopit. Nëse ndonjëherë keni pyetur pse akrepët janë kaq të mirë në krevat, arsyeja qëndron te fakti që këta individë janë të udhëhequr nga organet riprodhuese.

Akrepat janë të njohur për energjinë e tyre sensuale dhe shpesh konsiderohen si më të “fiksuarit” pas intimitetit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ata do të gjenden në krevat me këdo. Akrepët janë jashtëzakonisht selektivë dhe me standarde të larta.

Dashi

I udhëhequr nga Marsi, planeti i veprimit dhe seksit, Dashi mendon shpesh për këto dy gjëra. Dashi ka një libido të lartë dhe dëshirë të zjarrtë për intimitet. Marrëdhënia intime me një Dash është e paharrueshme dhe plot pasion, duke lënë gjithmonë një përshtypje të fortë te partneri. Duke qenë impulsivë nga natyra, ata nuk hezitojnë të bëjnë hapat e parë për të nisur një moment intim.

Demi

Demi është i njohur për pasion dhe përqafime të gjata. Të udhëhequr nga Afërdita, planeti i dashurisë, Demët janë të fokusuar te romanca dhe sensualiteti. Intimiteti me një Dem është një eksperiencë unike që zgjon të gjitha shqisat. Ata dëshirojnë momente të paharrueshme dhe shpesh e shndërrojnë aktin intim në një eksperiencë të të tillë. Libidoja e tyre mund të kalojë në ekstreme të ndryshme ose do të zgjasin gjatë gjithë natën, ose do preferojnë vetëm një moment të ngrohtë përqafimesh.