Pamjet nga vendi ku u ekzekutua 56-vjeçari në Tiranë, autori u largua me motor (Video)

Në këtë rrugë, pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë, u ekzekutua mbrëmjen e sotme shtetasi Bujar Nasufi.

Advertisements

56-vjeçari u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej brenda makinës së tij, nga një person që iu afrua me motor.

Advertisements

Në vendngjarje dallohet makina e viktimës dhe forca të shumta të policisë.

Disa persona kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, të cilët kanë dhënë tashmë dëshmitë për efektivët e policisë.

Paraprakisht, raportohet se pas vrasjes, autori është larguar me motor në drejtim të Selitës.

Në këtë zonë janë ngritur disa postblloqe të policisë.

Lidhur me viktimën nuk ka informacion. Ai, deri në këto momente, nuk rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penalë.