Gjimshiti me 10 qepje në kokë, Broja i dëmtuar “pa afat”, trajneri Silvinjo me dhimbje koke

Trajneri i Kombëtares, braziliani Silvinjo, po merr lajme të këqija në këtë periudhë, pasi disa lojtarë të përfaqësueses janë dëmtuar dhe rrezikojnë të mungojnë në duelet e para të Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit të vitit 2026. Bëhet fjalë për dëmtime serioze dhe këtu është fjala për lojtarë niveli sikurse janë kapiteni Berat Gjimshiti, sulmuesi Armando Broja e ndonjë tjetër. Kjo situatë mund të kushtëzojnë teknikun Silvinjo në zgjedhjet e tij dhe në kushtet kur skuadra dhe stafi dështuan në Ligën e Kombeve, në eliminatoret e Botërorit pritet të ketë reflektim të thellë dhe me ambicie të mëdha për të qenë të paktën në vend të dytë në grup.

Advertisements

Gjimshiti përfundon me dhjetë qepje në kokë

Advertisements

Nuk kanë fund dëmtimet e lojtarëve të përfaqësueses. Kështu, pas atij të Brojës që duket se po e ndjek fati i keq dhe që me sa duket do t’i duhet të presë ende për të rigjetur formën, në Itali i ka trokitur po i ky fat i keq dy mbrojtësve kryesorë të kombëtares sonë. Bëhet fjalë për kapitenin Berat Gjimshiti për të cilin buletini mjekësor i Atalantës njofton se ka 10 qepje mbi syrin e djathtë.

Gjithçka ndodhi në ndeshjen kundër Udinezes ku ai u detyrua të largohej në minutën e 24-t për shkak të një përplasjeje të ashpër me Ehizibue. Dëmtimi është më pak i rëndë se sa pritej, sepse lojtari është mirë por është i tillë që do ta përjashtojë mbrojtësin shqiptar nga ndeshja e së martës së ardhshme kundër Juventusit. Dyshime për një dëmtim ka patur në këtë fundjavë edhe për mbrojtësin e Empolit Ardian Ismajli. Kur ende nuk ishte mbyllur gjysma e pjesës së pare e ndeshjes së Empolit ndaj Leçes që përfundoi me shifrat 1-3, qendërmbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli kërkoi të zëvendësohej, pasi nuk ndihej mire fizikisht.

Ai kishte marrje mendsh dhe kjo shihej qartë në fushë, teksa e pati të vështirë edhe të kthehej në pankinë. Pas ndeshjes, trajneri Roberto D’Aversa ka shpjeguar, se problemi i Ismajlit ndoshta kishte lidhje me një ndërhyrje kirurgjikale, që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ismajli kishte kryer gjatë javës, pas një frakture në dorë në ndeshjen e mëparshme, e cila ishte edhe arsyeja pse ai e mbante dorën të fashuar.

Uzunin dalin tifozët e i kërkojnë të rrijë me Granadën

Myrto Uzuni mori vëmendjen të premten në barazimin e Granadas ndaj Burgos, edhe pse nuk ishte në fushën e lojës, por në tribunën e stadiumit. Ultrasit e Granadës nisën koret “Uzuni qëndro” disa herë gjatë sfidës, duke bërë të qartë qëndrimin e tyre, ndërsa po në kor kërkuan largimin e drejtuesve, të cilët i kanë premtuar përmirësimin e kontratës futbollistit, por nuk e kanë bërë realitet.

Pas përfundimit të sfidës, teksa sulmuesi beratas po tentonte të dilte nga stadiumi, një numër i madh tifozësh po e prisnin. Ata filluan ti këndonin duke i kërkuar që të qëndronte në ekip. Të gjithë ishin me telefona në duar dhe disa patën mundësinë të bënin edhe fotografi me idhullin e tyre. Uzuni shkruan si mbishkrim të videos: “Kam dashuri dhe respekt vetëm për personat që dinë të vlerësojnë.”