Kjo javë në territorin shqiptar do të nisë me temperatura shumë të ulëta.
Advertisements
Meterologu i MeteoAlb, Hakil Osmani thotë se nga e marta e në vijim, do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike.
Advertisements
“Kjo javë në territorin shqiptar do të sjellë temperatura shumë të ulëta, që në orët e para të mëngjesit. Deri ditën e mërkurë, vendi ynë, në verilindje do të regjistrojë temperaturat deri në -10 gradë celcius.
Gjatë mesditës, ditën e sotme do të kemi maksimume jo më shumë se vlera 8 gradë celcuis, por duke filluar nga dita e martë dhe në vijim, do të kemi rritje graduale. Deri ditën e enjte, maksimumet në rang territori, do të regjistrohen në 10 gradë celcius në ultësirën perëndimore. Përsa i përket pjesës së dytë të javës, do të kemi rritje graduale të temperaturave të ajrit.
Përsa i përket kushteve atmosferike, ditën e sotme, të paktën deri në orët e pasdites, mbetemi në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta. Nga dita e martë e në vijim, do të kemi përmirësim të kushteve atmosferike. Dita e enjte dhe e premte do të ketë mot të qëndrueshëm për të gjithë territorin shqiptar”, theksoi ai./abcnews.al