“Më futi në burg”, Beqiri akuza të rënda ndaj Berishës: Është krimineli, nuk do hesht deri në fund derisa të…

Avokati Idajet Beqiri thotë në një studio televizive se ka qenë i burgosuri i parë politik me ardhjen e Berishës në 1992.

Advertisements

‘Ka organizuar krime ndaj shqiptarëve. Me 2 prillin që e kam zbërthyer. Vrasës ishte Sali Berisha dhe e bëri me ndihmën e serbëve thjesht që të vinte në pushtet shumë shpejt. Këtë luftë kundër tij e kam bërë në mënyrë të pareshtur dhe nuk do hesht deri në fund. Shoh që e ka shkelur dhe ka krijuar një organizatë kriminale. Më futi në burg. Më nxori tropojanët që më masakruan në 1997 te selia e partisë. Në një ballafaqim të drejtpërdrejtë në një tryezë politike, që e drejtonte Sabri Godo, në sy të gjithë atyre kryetarëve ku ishte dhe Pandeli Majko i kam thënë po ti vrasës i Shqipërisë dhe shqiptarëve, mori si kriminel në telefon Sali Lushën me shokë dhe atë natë më masakruan atje dhe u arrestuan të gjithë.’

Advertisements

Avokati thotë se edhe është rrahur ndaj tropojanët e Berishës.

‘Kërcënimet nuk mbarojnë prej tyre. Dhe me emra. Dhe komentet e shkollës serbo file. Janë të paguar prej këtij krimineli. Do pastrohet Shqipëria prej këtyre. Janë të vdekur një herë e mirë dhe Shqipëria do bëhet e kulturuar dhe me njerëz me logjikë. Kallëzimi i radhës kundër këtij krimineli, ka dhe krim ndërkombëtar aty brenda.’