Viktima Kristian Marku kishte familjar në Vlorë, targat e makinës së tij rezultojnë të vjedhura në…

Policia ka zbuluar se viktima Kristian Marku ka qenë në Tiranë para se të nisej për në Vlorë.

Advertisements

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se ai ka lëvizur i vetëm me automjetin e tij për në Vlorë.

Advertisements

Mësohet se viktima ka një familjar të tij në qytetin e Vlorës (Vjehrrin) por ende nuk dihet se kë po shkonte për të takuar në Vlorë.

Ndërkohë targat e automjet rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë po në qytetin e Vlorës. Targat i përkasin një oficeri policie. Për makinën ende po hetohet ku është vjedhur.