Gazetari Igli Çelmeta i ftuar në një studio televizive foli për vrasjen e Bujar Nasufit në Tiranë. Çelmeta nënvizoi se pista kryesore e arsyes së vrasjes është për konflikte pronësie. Ai tha se vrasja e Bujar Nasufit i ngjan me ekzekutimin e biznesmenit Eduart Reçi.
Advertisements
“Vrasja ndodhi në një vend të frekuentuar nga qytetarët pranë Selitës së Vogël. Si duket, autori ka pritur në afërsi të banesës të viktimës. Autori ka pritur që bashkëshortja e viktimës të shkojë në shtëpi dhe ka qëlluar Nasufin. Arma e përdorur është automatike. Autori ka djegur motorin brenda një tuneli në Kodrat e Sharrës.
Advertisements