Një moment i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania teksa Jozi Marku ka tentuar ta puthi në buzë Loredanën, për të cilën prej fillimit ka shprehur pëlqim.
Advertisements
Gjatë një sfide të organizuar nga Vëllai i Madh, ku banorët ishin të detyruar të përqafoheshin dhe të jepnin puthje sa herë që kënga e artistit turk Tarkan “Kiss Kiss” luhej.
Advertisements
Gjatë këtij momenti, shumica e banorëve e respektonin rregullin, duke u përqafuar dhe puthur miqësisht në faqe.
Megjithatë, Jozi dukej se e shfrytëzoi mundësinë për të shkuar më tej, duke u përpjekur ta puthte Loredanën në buzë, një veprim që shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga ajo.
Loredana, e tensionuar nga situata, u përpoq ta largohej, ndërsa Jozi i kapi fytyrën dhe vazhdoi të tentonte puthjen.
Ky veprim solli që Loredana ta shtynte Jozin me forcë, duke i thënë se nuk do të putheshin “në buzë” e ndërsa ai i thonte që po prishte lojën e Vëllait të madh.