Çfarë është pudra rozë që po përdoret për fikjen e zjarreve në Los Anxheles?

Zjarrfikësit në Los Anxheles po garojnë me flakët për të shuar e parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm prej tyre si në Pasadena e Palisades deri përgjatë bregut të Paqësorit.

Advertisements

Aeroplanët kanë derdhur dhjetëra litra ujë për të shuar zjarret si dhe një sasi të madhe të një substance misterioze ngjyrë rozë.

Advertisements

Kjo e fundit është Phos-Chek dhe është fikësi i zjarrit më i përdorur në botë ndërsa në Kaliforni ka hyrë që prej vitit 1963.

Videot e avionëve që fluturojnë në lartësi të vogla duke hedhur sasi të mëdha Phos-Chek janë bërë virale.

Shtëpi, kuti postare dhe makina të mbuluara me rozë janë footgrafuar pranë zonave ku njerëzit janë detyruar të evakuohen.

Por pse është rozë? Kompania që e ka shpikur, Perimeter thotë se ngjyra e ndezur është një ndihmë pamore për pilotët dhe zjarrfikësit.

Përzierja përmban ngjyrues, kripëra, ujë dhe fikës zjarri. Kur sprucohet në zona të mëdha, mund të ndalojë përhapjen e shpejtë të zjarreve. Phos-Chek konsiderohet se është një fikës afatgjatë sepse mund ta parandalojë zjarrin edhe pasi uji që përmban, thahet.

Por mund të jetë shumë e vështirë për t’u pastruar nga shtëpitë dhe makinat. Sa më gjatë qëndron, aq më e vështirë është të hiqet plotësisht.

Për të pastruar shtëpitë, këshillohet të përdoret një zorrë uji me presion ndërsa për sipërfaqet e vogla, ujë i ngrohtë dhe larës enësh.