Loredana dhe Jozi kanë treguar afrimitet ndaj njëri-tjetrit, që prej fillimit të edicionit të katërt të Big Brother Vip Albania.
Advertisements
Dyshja kanë pasur momente romantike por edhe përplasje në shtëpi.
Advertisements
Sot gjatë një bisede Loredana i kërkoi Jozit që t’i lërë hapësirë brenda në shtëpi.
Ndërkohë që Jozi i tha se do shkonim shumë bashkë, të njëjtën gjë pohoi edhe Loredana, duke i kërkuar që ta lënë historinë për jashtë, kur të dy të kenë përfunduar lojën.
Por Jozi duket se nuk është dakord me Loredanën.
Në një moment banorja i tha Jozit: “Me ty e kam më të thjeshte të të puth se sa të merrem me ty …”
Pjesë nga diskutimi
Loredana: Nuk të gënjej. Ti nuk e ke idenë se sa e dashur jam unë. Jam jashtëzakonisht e dashur. Unë do bëj më keq se ty. Këtu është ajo gjëja që nuk mund të rri ngjitur. Por jashtë kësaj në momentin që ..s’dua të ndahem fare. Të betohem!
Jozi: Qënke si unë.
Loredana: Është diçka shumë e rëndësishme që të krijohet besimi, respekti dhe pasioni. Por ti bën si beb. Nuk e di a do ketë pasion mes meje dhe teje.
Jozi: Jam më ndryshe jashtë, jam shumë më ndryshe…do skonim shumë bashkë.
Loredana: Edhe unë e di se jashtë do shkonim shumë, pra më li rehat tani këtu brenda.