Shkencëtarët paralajmërojnë/ Zbulohet një lloj i ri merimange helmuese, një pickim mund të jetë vdekjeprurës

Një lloj më i madh dhe helmues i një prej merimangave më vdekjeprurëse të botës është konfimuar nga shkencëtarët australianë.

Advertisements

I quajtur “djali i madh”, merimanga rritet deri në 9 cm krahasuar me merimangën e zakonshme 5 cm të Sidneit.

Advertisements

“Ky lloj merimange është shumë më i madh, gjëndrat e tij të helmit janë më të mëdha dhe çatajtë më të gjatë”, tha eksperti Kane Christensen.

Merimangat e Sidneit njihen për helmin tejet toksik dhe veprues, por fatmirësisht për këtë lloj të ri mund të përdoret i njëjti kundërhelm.

Christensen e zbuloi “djalin e madh” në fillim të viteve 2000, pranë Newcastle, rreth 170 km në veri të Sidneit dhe është quajtur zyrtarisht Atrax christenseni në nder të tij.

“Ndonjëherë mund t’i gjeni në një garazh, dhomë gjumi apo diku nëpër shtëpi ku mund të jenë endur gjatë natës. Do të rekomandoja mos t’i prekni sepse përçojnë sasi shumë të mëdha helmi”.

Shkencëtarët e Australian Museum, Flinders University dhe Institutit gjerman Leibniz konfirmuan se “djali i madh” do të klasifikohej si lloj i ri i merimangës së Sidneit.

Këto të fundit gjenden kryesisht në Australinë lindore dhe janë shumë aktive nga nëntori deri në prill kur meshkujt që janë më vdekjeprurës, kërkojnë të çiftëzohen.

Prej tyre janë regjistruar 13 vdekje, por prej shpikjes së helmit më 1981 nuk ka rezultuar më asnjë e tillë.