Skena 3D, si ndodhi atentati ndaj Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë (Video)

Euronews Albania ka rindërtuar skenën e atentatit të regjistruar pasditen e të hënës në autostradën Fier-Vlorë.

Advertisements

30-vjeçari Kristian Marku alias Bardhi nga Rrësheni ka qenë duke udhëtuar i vetëm me një automjet tip “Volkswagen” në drejtim të Vlorës.

Advertisements

Makina e tij është ndjekur nga një automjet tip “Golf” dhe sapo ka kaluar një karburant (sapo kalon rreth-rrotullimin e fshatit Novoselë) është qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend. Në vendin e ngjarjes u gjetën 11 gëzhoja, të cilat dyshohet të jenë qëlluar nga një pistolete Glock.

Pas të shtënave, automjeti i viktimës lëvizi edhe 400 metra përpara se të përplasej me trafikndarësen dhe një tjetër makinë, duke shkaktuar një aksident zinxhir.

Disa minuta pas atenatit, në një distancë jo shumë të largët nga vendi i ngjarjes është gjetur dhe një mjet tip “Volkswagen Golf” në djegie e sipër që dyshohet se iu përket autorëve.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se kanë qenë tre autorë, të cilët pasi kanë djegur automjetin, janë ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, dyshohet në drejtim të Fierit, duke u kthyer tek rrethrrotullimi i Panamasë.