Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut, në operacion mbi 1000 oficerë(Video)

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol u arrestua pasi e zhyti vendin në kaos politik duke shpallur ligjin e përkohshëm ushtarak me 3 dhjetor.

Advertisements

Sipas autoriteteve, ai u arrestua sot në 10:33 me orën lokale. Yun, është kreu i parë i shtetit të Koresë së Jugut që arrestohet në historinë e vendit.

Advertisements

Në operacionin e arrestimit morën pjesë më shumë se 1000 oficerë. Presidenti Yun ka thënë se do të dorëzohej për të shmangur gjakderdhjen edhe pse e konsideron procesin të paligjshëm.