“Do të jemi një lojtar kyç në rajon”- Rama në Samitin në Abu Dhabi: Marrëveshje me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara për lidhjen nënujore energjetike

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin global “Abu Dhabi Sustainability Week” është shprehur se do të lidhet një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore.

Advertisements

Rama u shpreh se marrëveshja do të shërbejë si instrument i rëndësishëm për transmetimin e energjisë nga Shqipëria në Italia, si edhe për pozicionimin e vendit tonë si një lojtar kyç në rajon.

Advertisements

Edi Rama: Është nder i madh për mua që të marr fjalën për të prezantuar atë çfarë po formëson të ardhmen e Shqipërisë. Ne po diversifikojmë dhe transformojnë sektorin energjetik shqiptar,

Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është ndërkohë që flasim 100% nga burimet të ripërtëritshme.

Kjo e bën Shqipërinë pjesë e vendeve që janë krye të listës kur vjen fjala për % e energjisë së ripërtëritshme, për masën e kësaj energjisë në kërkesën fundore për energji.

Shumë shpejt do të nënshkruajmë një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore, që është përmendur si instrument i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë nga Shqipëria në Italia por për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon mbështetur në prodhimin e saj me 100% energji të rëndësishëm.

Ky hap i rëndësishëm për Evropën dhe Rajnonin nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunim domethënës me Emiratet e Bashkuara Arabe.