Arbana Osmani ka bërë një ndryshim të madh në karrierën e saj, duke ndarë rrugët me “TOP Channel” për t’u përqendruar në zhvillimin e projekteve të saj personale. Moderatorja e njohur ka vendosur të fokusohet më shumë në biznesin e saj “Bana’s”, si dhe në emisionin “Mirëmbrëma yje”, të cilin e transmeton në platformën YouTube.
Advertisements
Përveç projekteve të saj, Arbana ka përdorur llogarinë e saj në Instagram për t’u afruar më shumë me ndjekësit. Ajo realizoi një “Më pyet diçka” në Instagram, ku u dha mundësinë fansave të bëjnë pyetje mbi jetën dhe karrierën e saj. Një prej pyetjeve që iu bë ishte lidhur me mundësinë e një edicioni të ri të “Big Brother” me të si moderatore. Përgjigjja e Arbanës ishte e shkurtër dhe epike: “Ok, ecim”.
Advertisements
Gjesti thyen rekordet në YouTube, sjell audiencën nga Kosova dhe lë pas Luiz Ejllin
Kjo përgjigje ka ngjallur spekulime dhe interesim tek ndjekësit, duke lënë të hapur mundësinë që ajo të rikthehet në këtë spektakël të njohur.