Ekzekutimi i Kristian Markut në Vlorë/ Zbardhet dëshmia e gruas dhe xhaxhait: Qëndronim me qira ditore

Kristian Marku është 30 vjeçari i ekzekutuar me 3 plumba mbrëmjen e të hënës në afërsi të fshatit Novoselë të Vlorës. Nga hetimet vijonë të dalin të tjera detaje ndërsa janë bërë me dije dhe dëshmitë e familjarëve të viktimës.

Advertisements

Xhaxhai i Kristian Markut alias Kristi Bardhi, ka deklaruar se nipi i tij ruhej gjatë gjithë kohës dhe udhëtonte vetëm në raste të nevojshme dhe kur ndihej i sigurtë.

Advertisements

Ndërkohë bashkëshortja e viktimës, ka dëshmuar se ata jetonin në apartament me qira ditore në Tiranë së abshku me djalin e vogël. Ajo tregon se ditën e atentatit, Kristian MArku e ka telefonuar për t’i thënë që do nisej drejt Vlorës, pa i treguar arsyjen.

Ndër të tjera ajo tha se Kristiani lëvizte me makinë me qira, të cilën e kishte marrë për një afat 3 ditor dhe më pas e kishte shtyrë për 10 ditë. Kjo makinë me të cilën ai ishte në lëvizje, nuk ka qenë e pajisur me GPS, siç ndodh me makinat që lëshohen me qira nga kompani të ndryshme private.

Ende nuk janë të qarta arsyjet përse viktima ishte nisur drejt VLorës, ndërsa nga hetimet paraprake ka rezultuar se targat e makinës me të cilët ai po udhëtonte, janë vjedhur disa ditë më parë në Vlorë dhe i përkasin një oficeri policie.

Kristian Marku nuk kishte precedent penal aktiv dhe kishte një jetë të qetë pas shpalljes së pafajësisë për një çështje të mëparshme në shtator 2023. Sipas asaj që xhaxhai i tij ka deklaruar, konflikti i vetëm që familja e tyre ka, është përplasja me fisin Reçi në Rrëshen.

Kujtojmë që Kristian Marku është nipi i Martin Bardhit, të vrarë në Rrëshen në shtator të vitit 2023. Policia dyshon se vrasja është kryer për hakmarrjen 28-vjeçare mes dy fiseve, Reçi e Bardhi në Rrëshen.

Policia ka kryer kontrolle dhe në banesën e familjes Reçi si dhe janë marrë në pyetje katër anëtarë të këtij fisi, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit.