‘E ndiej aromën e saj, ma ndryshon gjendjen’, trekëndëshi Egli-Gjesti-Xumi ndez tensionet në shtëpinë e Big Brother

Edhe pse Egli ka krijuar një afërsi të re me Gjestin, duket se Xumi nuk dorëzohet lehtë. Në një bisedë me Jozin në oborr, ai ndau hapur ndjenjat e tij për banoren, duke treguar sa i fortë është ndikimi i saj tek ai.

Advertisements

“E ndiej aromën e saj kur kalon pranë meje. Ma ndryshon komplet gjendjen, o vëllai. Kupton ti çfarë po them? Nuk e ke idenë sa më dhemb kur më thotë një fjalë të rëndë,” tha Xumi me emocione.

Advertisements

Ndërkohë, Egli ka qenë e qartë në qëndrimin e saj, duke refuzuar disa herë përpjekjet e Xumit për të fituar vëmendjen e saj. Situata e krijuar vazhdon të jetë një ndër temat më të diskutuara në shtëpinë e Big Brother VIP.