Takimi që u shndërrua në tragjedi/ Si goditi autori 81-vjeçarin deri në vdekje: E kishin lënë të pinin kafe bashkë, por …

Gazetari Igli Çelmeta zbulon se viktima dhe autori e kishin lënë që të dielën që të pinin kafe bashkë, në një kafe që e kishin 30 minuta larg nga fshati në këmbë.

Advertisements

Ata e kishin lënë që në orën 9.00 do të niseshin bashkë, por në momentin që janë takuar, autori e ka goditur të moshuarin me mjete te forta në oborrin e banesës së tij, duke e lënë të vdekur.

Advertisements

Më pas është larguar duke i marrë portofolin dhe ka shkuar në barin ku e kishte lënë të shkonte me viktimën.

Xhemal Meta, sipas gazetarit Çelmeta, kishte parashikuar që pas kafes të lëvizte drejt Tiranës. Ai kishte komunikuar me shoferin e furgonit që do ta sillte në kryeqytet.

Shoferi e ka telefonuar disa herë 81 vjeçarin dhe pasi ai nuk ka hapur telefonin, ai ka lajmëruar familjarët.

Ata kanë lajmëruar një të afërmin e tyre që ishte në fshat dhe e kishin komshi dhe kur ka shkuar pranë banesës në oborr ka gjetur 81-vjeçarin të vdekur, më pas ka lajmëruar familjarët dhe ato më pas policinë.

Etiketa: vrasja e Xhemal Meta

Promoted Content