Vrasja e Xhemal Metës në Tiranë, autori: Pimë kafe në shtëpinë e tij, më pas e vrava! Më ngacmonte gruan

Autori i vrasjes së 81 vjeçarit në Shëngjin të Vogël, Isuf Hasa, ka shpjeguar në polici motivet dhe pse vrau fqinjin e tij. Para agjentëve të policisë, ai ka treguar se kishte shkuar në shtëpinë e Xhemal Metës dhe kishin pirë kafe dhe aty kishin debatuar.

Advertisements

“Në mëngjes shkova në shtëpinë e Xhemalit dhe pimë kafe. Pasi mbaruam aty vendosëm të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë ku ishte çekiçi. E mora dhe e qëllova nga mbrapa. Kishte shumë kohë që më bullizonte dhe më ofendonte.

Advertisements

Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja tre netë në shtëpi. Xhemali më merte në telefon dhe më thoshte: “Si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas”. Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte sepse mi kishte treguar ai vetë. Më pas kam shkuar te stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë”.

Burime nga policia tregojnë se Isuf Hasa është shoqëruar edhe pas ngjarjes dhe është lënë i lirë qëllimisht, ndërsa fillimisht mohonte të kishte lidhje. Por më pas, nëpërmjet edhe provave, agjentët shkuan për ta arrestuar. Këtë herë, ai u prangos në shtëpinë e tij.