Kimioterapi në karrige/ Gazetari tregon gjendjen alarmante në spitalin Onkologjik: Rama bën propagandë, pacientët..

I ftuar në një studio televzizive ka qenë gazetari Osman Stafa i cili ka denoncuar vazhdimisht gjendjen katastrofike në spitalin onkologjik. Ai ka publikuar gjatë ditës një foto nga pavijoni i Onkohematologjisë në QSUT ku tregohet gjendja me të cilën përballen pacientët që vuajnë nga kanceri.

Advertisements

Osman Stafa: Ky është realiteti më të cilën përballen në përditshmëri të sëmurët me kancer. Ku është pavioni i Onkohematologjisë ku siç e shikoni edhe nga pamjet janë persona të sëmurë, janë duke bërë kimioterapi dhe shikoni se në çfarë kushtesh bëjnë kimioterapi këta pacientë. Duhet të ishin në poltron. Janë vende të dedikuara ku një pacient që vuan nga kanceri do duhet të qëndrojë përgjatë gjithë kohës. Kujtojmë se kimioterapitë zgjasin deri ne 6 orë dhe shikojeni, rrinë në karrige. Shikojeni ne çfarë kushtesh qëndrojnë këta pacientë. Kaq persona dhe të gjithë ngjitur me njeri tjetrin. A është normale kjo. I bëj pyetje ministrisë së Shëndetësisë, kreut të qeverisë shqiptare meqenëse deklaron se shëndetësia jonë ka arritur majat, në çdo dalje të tij publike dhe në faqet e tij. Gjithçka është propagandë. Kjo është e vërteta. Është e përditshme kjo situatë dhe mjafton që dikush të shkojë tek onkologjia në QSUT dhe të shikojë këtë situatën se si përballen pacientët që shkojnë atje. Pacientët duhet të qëndrojnë në poltron. Dhe është e turpshme kjo situatë…

Advertisements