Edhe të dielën vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë perëndimore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.
Advertisements
Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas-here vranësira të shpeshta, por nuk priten reshje.
Advertisements
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopi deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.