Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” të caktuar nga gjykata.
Advertisements
“Një informacion taze, Altin Lala, i cili është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 milion euro, sepse e ekzoneroi nga akuzat për vrasje, të bëra nga dëshmitari i drejtësisë, i penduar, Luftar Reçi, i kishte dhënë urdhër OPGJ-së që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vërejtje.
Advertisements
Dhe atëherë kompromisi u arrit, firmosa dy procesverbale, dy kopje mbajtën ata, një pa vërejtje, një me vërejtje.
Atë me vërejtje se u thashë se unë pa firmosur vërejtjet dhe pa ua pa paraqitur ato qytetarëve dhe medias, nuk mund të dal nga Skapi i partisë.
Shikoni çfarë turpi janë, e kanë rrethuar me policë, çfarë frikacakakësh.
Ata që kanë kryer krime, ata kanë gjithmonë frikë.
Çfarë po bëni ju? Asgjë nuk po bëni.
Këtu në dalje po ua lexoj pak shënimin, kartolinën e mëngjesit që u dërgova krerëve të organizatës kriminale Skrapi i partisë.”, tha ai para mediave dhe mbështetësve.