Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ne një bashkëbisedim informal me gazetarët, eshte pyetur ne lidhje me hetimet qe po kryen struktura e drejtuar prej tij.
Advertisements
I pyetur në lidhje me hetimin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nëse SPAK ka mjaftueshëm prova sa të regjistrojë emra personash nën hetim, Dumani tha se hetimi është në fazën paraprake dhe nuk mund të bëjë publik më shumë detaje.
Advertisements
Madje Dumani theksoi se edhe kontrollet e kryera, jane mjete per kerkimin e provave.
“Çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk mund të bëj publike më shumë informacion.
Ju keni raportuar për kontrolle, por ata janë mjet për kërkimin e provës”, tha Dumani.
Dumani foli është për çështjen e inceneratorit të Tiranës, për për cilën tha se pas sekuestrimit, ka masa sigurimi për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde.
“Çështja e inceneratorit të Tiranës a është hetuar, ku kanë shkuar paratë?”- pyeti një prej gazetarëve të pranishëm.
“Në momentin që është vendosur sekuestro, inceneratori i Tiranës është nën administrimin e shtetit.
Administratori ka detyrimin që ta menaxhojë, ai është personi përgjegjës për paratë.
Për çështjen e sekuestrimit ka masë sigurimi, për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde, po ashtu është duke u hetuar edhe për pjesën tjetër të parave”, tha kreu i SPAK.
Ai foli gjithashtu edhe për kallëzimet nga institucionet e tjera në SPAK, për të cilat tha se janë inkurajuar që ta furnizojnë Prokurorinë e Posaçme me materiale.
“Ka institucione që lënë për të dëshiruar, por ne i kemi inkurajuar që të na furnizojnë me kallëzime, kur kanë dyshime për shkelje të ligjit”, theksoi Dumani.