Në emisionin Me Zemër të Hapur”, është diskutuar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi 2 muaj më parë, ku 14-vjeçari Martin Cani, humbi jetën pas konfliktit në shkollën 9 vjeçare Fan Noli , ku shoku i tij Luis Meçe mbeti i plagosur.
Advertisements
Në një lidhje telefonike, ka qënë dhe nëna e Luis Meçes, e cila ka thënë versionin e saj të ngjarjes.
Advertisements
Sipas saj, Luisi i kishte treguar se ditën e ngjarjes, të premten dikush kishte debatuar me Martinin dhe e kishte goditur duke e gjakosur tek buza.
Ajo shtoi se konflikti kishte ndodhur për shkak se autorët, kishin bullizuar vëllain e viktimës dhe kishin lënë takim për t`u sqaruar.
Nëna e Luisit, theksoi se djemtë ishin shumë të urtë dhe familjet i kishin edukuar me norma shumë të mira.
“Djali im së bashku me Martinin ishin djem shumë të mire dhe të urtë. Ditën e ngjarjes klinika më lajmëroi se të dy ishin rëndë dhe në gjëndje kritike për jetën. Luisi më kishte thënë që dikush ditën e premte , para ngjarjes e kishte goditur Martinin dhe e kishte gjakosur tek buza.
Konflikti kishte ndodhur për shkak se autorët kishin bullizuar vëllain e Martinit dhe ato kishin shkuar të sqaroheshin. Ai insiston se ditën e ngjarjes ishin dy persona që i goditën , jo një”, përfundoi nëna e Luis Meçes