Të martën përkujtohet 14 vjetori I vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar të vitit 2011 dhe ë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje po kryhen nga prokuroria e posaçme. Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në zbatim të vendimit të gjykatës, nje dite para 21 janarit, por nuk iu përgjigj pyetjes nëse do shkojë të japë sqarime per vrasjet e 4 protestuesve në Bulevard.
Advertisements
“Njeriu që ka penguar hetimet e 21 janarit është vetëm organizatori i asaj ngjarje dhe ai ka një emër, ai quhet Edi Ramane të gjithë dokumentet. Dhe ka një deklaratë të asaj kohe të qeverisë amerikane, që kërkon të hetohet nga polici gjer tek organizatori.”
Advertisements
Me kete reagim Sali berisha tentoi te perjashtoje veten, por Hetimet për vrasjet e 21 janarit po zhvillohen në mënyrë intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur 14 vite më pare ku poshte zyres se tij mbetën të vrarë 4 persona. Sipas kreut të Spak Altin Dumani deri më tani po punohet me grumbullimin e provave, mbi hetimet që po zhvillohen për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Drejtuesi i SPAK thotë se do të pyeten të gjithë personat për zbardhjen e 21 janarit përfshi edhe ata që janë kallëzuar në prokurori.
“Unë preferoj që të mbledh provat dhe të vë përballë dëshmitarët që do të merren në pyetje, por në rastin konkret është në dorë të prokurorit që po kryen hetime. Sigurisht që do të pyeten edhe personat që janë kallëzuar.”
Familjarët e viktimave të 21 janarit kanë kallëzuar në spak ish-kryemnistri Sali Berisha, ish-ministri I brëndshëm Lulzim Basha dhe ish-drejtues të lartë të Gardës së Republikës si përgjegjës për vrasjen e të afërmeve të tyre. Ishte gjykata e lartë që në marsin e kaluar urdhëroi spak të kryente hetimet dhe sipas kreut të spak hetimet janë thelluar dhe ne vijim do të ketë zhvillime.
“Në korrik kemi rregjistruar hetimet për 21 janari dhe janë kryer veprime intensive hetimore. Çështje është në fazën e hetimeve paraprak dhe zhvillimet do ia lemë kohës.”
Koha ne fakt ka rrjedhur dhe të martën mbushen 14 vjet. Megjithëse vrasësit u panë me zë dhe me figurë, ata u shpallën të pafajshëm nga drejtësia e vjetër. 21 janari po kthehet kështu jo thjesht në dosjen më të nxehtë të një krimi të padënuar, por edhe në provën e zjarrit të drejtësisë së re.