FOTO/ Përmbyset makina në Itali, humb jetën 18-vjeçari shqiptar dhe një maroken

Dy të rinjtë që humbën jetën mbrëmë në aksidentin tragjik rrugor në Vignola të Italisë jetonin të dy në Marano sul Panaro, në provincën e Modenës. Një shoku i tretë, i cili udhëtonte me ta në të njëjtën makinë, ka mbetur i plagosur rëndë.

Advertisements

Idris Kreshpaj, vetëm 18 vjeç, i lindur në Pavullo dhe jetonte me familjen në Marano. Në të njëjtën ndërtesë banonte edhe Rida Sidrine, 24 vjeç, me origjinë marokene, por banues në qytetin kodrinor në provincën e Modenës. Dy djemtë ishin fqinjë dhe miq prej kohësh, siç raportohet nga Resto del Carlino.

Advertisements

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën për në Sassuolo, në një rrugë të drejtë pranë kryqëzimit me via Beslan.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, makina në të cilën ndodheshin pesë djemtë, një Citroen C3, u përmbys disa herë përpara se të përplasej me gardhin e një shtëpie.

Dinamika është ende duke u konstatuar, por nga gjetjet fillestare duket se nuk janë përfshirë automjete të tjera.