Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur këtë të martë seanca për çështjen e njohur si “Metamorfoza”, ku i pandehuri Behar Bajri ka shprehur kundërshtinë e tij për praninë e gazetarëve në sallë.
Advertisements
“Nuk i dua gazetarët, sepse më kanë paragjykuar nëpër televizione. Nuk jam dakord të vazhdojë seanca në praninë e tyre,” deklaroi Bajri gjatë seancës.
Advertisements
Prokurori i SPAK, Arben Kraja, kundërshtoi kërkesën e tij, duke theksuar se nuk ekzistojnë rrethana ligjore për zhvillimin e gjyqit me dyer të mbyllura.
“Nuk jemi përballë rastit dhe parashikimeve ligjore kur gjyqi duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura,” u shpreh prokurori Kraja.
Edhe avokati i Behar Bajrit, avokati Elton Hyseni kërkoi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura pasi ekspozimi i të dhënave të mbrojtjes mund të dëmtojë gjithë procesin.
“Ekspozohen të dhënat e mbrojtjes dhe të organit të akuzës, parashtrimet hyrëse etj., të cilat mund të dëmtojnë procesin e drejtësisë,” tha ai.
Gjykata, duke marrë parasysh kërkesën, vendosi ta rrëzojë atë, duke theksuar se çështja është në fazën e shqyrtimit në themel.
“Jemi në gjykim themeli, dhe nuk ka arsye për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura,” deklaroi trupi gjykues.