Në një apartament në rrugën “Reshit Petrela” në Tiranë, pranë Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr sot rreth orës 16:10. Ngjarja ka ndodhur në katin e tetë të një pallati, duke shkaktuar një situatë emergjente.
Advertisements
Shërbimet zjarrfikëse janë duke punuar për shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka nisur evakuimin e banorëve për të siguruar sigurinë e tyre.
Advertisements
Deri tani raportohen vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka informacione për të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkakun e zjarrit.