Çfarë ndodhi? Agravon situata mes Loredanës dhe Rozanës pak minuta para Prime, përplasen fizikisht në dhomën e grimit

Loredana dhe Rozana kanë patur një debat të ashpër me njëra-tjetrën gjatë kohës që po bëheshin gati për Prime.

Advertisements

Debati ka degraduar deri në prekje fizike, teksa në një moment që Loredana po lëvizte duart përpara fytyrës së këngëtares duke ia bërë me shenjë të largohej, e ka kapur me thua tek cepi i syrit.

Advertisements

Në këtë moment, Rozana ka reaguar menjëherë duke i kapur dorën Loredanës dhe duke i thënë që “më fute thoin në sy”.

Ndër të tjera Rozana lëshon një sërë akuzash ndaj Loredanës mbi raportin sentimental që ajo ka me Jozin, të cilin me ironi e quan “I kulluari” i shtëpisë.

Pjesë nga debati:

Rozana: O Lori që pëlqen dhunuesin

Loredana: Ik

Rozana: Ej po më prek, po më prek zogu

Loredana: Ik, ti po më afrohesh

Rozana: Më fute thoin në sy

Loredana: Ça po bën?

Rozana: Mos më prek me thoin

Loredana: Ça po bën?

Rozana: Këtë që po bëj

Loredana: Unë po të thosha ik, ti po më afroheshe!

Rozana: Mos me këto, më ke vrarë syrin

Loredana: Të betohem po dridhem

Rozana: Po dridhesh ti? Po ku ke ndërgjegje ti?

Loredana: Ik

Rozana: Ti dridhu kur shanë gratë ai, ti dridhu kur përmend karriget ai

Loredana: Unë nuk jam ai.