Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përfundon në spital një nga shoferet

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Advertisements

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit të Blinishtit, ku sipas burimeve, e plagosur ka mbetur drejtuesja e njërës prej automjeteve.

Advertisements

E plagosura u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.