Po punonte në kantier, humb jetën 63-vjeçari shqiptar në Itali

Fatmir Gashi, 63 vjeç, ka humbur jetën në Itali, teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur ndodhur mëngjesin e djeshëm teksa 63-vjeçari shqiptar ishte duke punuar në kantierin e ndërtimit të një shkolle.

Advertisements

Sipas mediave italiane, rreth orës 10:30, Gashi u rrëzua papritur teksa ishte duke punuar.

Kolegët e tij lajmëruan menjëherë ambulancën dhe u përpoqën që t’i jepnin ndihmën e parë.

Mjekët që arritën në vendin e ngjarjes tentuan për më shumë se gjysmë orë që ta rikthenin në jetë, por nuk ia dolën.

Dyshohet se Gashi humbi jetën nga shkaqe natyrore, sipas hetimeve paraprake mjeko-ligjore. 63-vjeçari kishte pasur në të kaluarën probleme me zemrën.