Porositi vrasjen e Liridona Ademajt, ja data kur do të nisi gjykimi për Naim Murseli dhe bashkëpunëtorët e tij

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar datën 27 janar 2025 për zhvillimin e seancës paraprake ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët akuzohen për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj.

Advertisements

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, deklaroi se seanca do të fillojë nga ora 11:00.

Advertisements

“Ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M., G.P., K.K., dhe T.D. është caktuar të mbahet me datë 27 janar 2025, në ora 11.00”, informoi ajo.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur akuzën ndaj Naim Murseli, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademajt, krim i ndodhur më 30 nëntor 2023.

Sipas aktakuzës, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli ka porositur dhe planifikuar vrasjen e Liridonës, duke i premtuar Ganit Plavës një shumë prej 30 mijë euro. Mësohet se Naim Murseli thur planin e eliminimit të bashkëshortes së tij si hakmarrje për shkak të problemeve familjare e martesore mes tyre. Në dosje thuhet se fillimisht Naim Murseli i ka kërkuar kushëririt të tij, Kushtrim Kokalla që të vriste 30-vjeçaren, nënë e dy djemve, por ai ka refuzuar.

Pasi nuk pranoi të kryente vrasjen, Kushtrim Kokolla prezantoi kushëririn e tij me Granit Plavën dhe ky i fundit mori përsipër kryerjen e ekzekutimit për shumën 30 mijë euro. Ndërsa arma me të cilën u vra Liridona Ademaj u sigurua nga vetë Naim Murseli. Ai bleu armën me 20 fishekë për 280 euro, nga i akuzuari Tom Dodaj.

Ndërsa në dosje detajohet momenti i ekzekutimit të 30-vjeçares nga Ganit Plava, e cila në momentin që u qëllua me plumb në kokë ishte në automjet me dy djemtë e mitur dhe Naim Murseli. Sipas akuzës, ky i fundit e ka mbajtur nga krahu bashkëshorten në mënyrë që ajo të mos largohej.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.