EMRAT/ Dhunuan me sende të forta 62-vjeçarin për vendin e parkimit në Shkodër, vetëdorëzohen në polici pas tetë muajsh dy nga pesë autorët e shpallur në kërkim

të shpallur në kërkim që prej qershorit të vitit të kaluar për sherrin e dhunshëm ku mbeti i lënduar 62-vjeçari Vladimir Bruçi, u vetëdorëzuan mesditën e sotme në policinë e Shkodrës.

Advertisements

Policia e Shkodrës bën me dije se nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi V. B.

Advertisements

“Shtetasit S. T. dhe I. S. janë vetëdorëzuar mesditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër”, njoftton policia.

Kujtojmë se për këtë ngjarje në qershor të vitit të kaluar, policia vuri në pranga person, Edmond Sakicajn, ndërsa u shpallën në kërkim 5 të tjerë, Izmir Sakicaj, Samet Halluni, Arlind Kajoshi, Samuel Troshani, dhe Alban Bruçi,

NJOFTIMI

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit S. T., 25 vjeç dhe I. S., 24 vjeç, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi V. B.

Shtetasit S. T. dhe I. S. janë vetëdorëzuar mesditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.