Nga pushimet me fëmijët, kujdestaria dhe detyrimet financiare, çfarë vendosi Gjykata për divorcin Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

Divorci i çiftit Bes Kallaku dhr Xhensila Myrtezaj ka qenë një ndër lajmet që kanë bërë bujë të madhe në mediat rozë.

Advertisements

Në vendimin e datës 23 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares nga 50 mijë lekë për secilin fëmijë, pra 50.000 lekë për Ajkën dhe 50.000 për Amen.

Advertisements

“I padituri Besart Kallaku detyrohet të paguajë detyrimin për ushqim për fëmijët e tij të mitur në masën 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë në muaj për secilin prej tyre, detyrim ky që fillon nga data e ngritjes së padisë datë 16.05.2024”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Ndërsa këngëtarja do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre.

Sipas vendimit Bes Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht dhe dhjetor.

Nga pushimet me fëmijët, kujdestaria dhe detyrimet financiare,

“I padituri Besart Kallaku, ka te drejte të marrë dhe të takojë fëmijën e tij të mitur, Ajka Kallekku, fundjavat e para dhe të treta ta çdo muaji, nga dita e premte pas përfundimit të procesit mësimor, duke e marrë atë nga shkolla, deri ditën e djelë or 18:00 dhe java e dyte dhe të katërt to çdo muaji ditën e mërkure dhe të premte, pas përfundimit të procesit mësimor duke e marrë atë nga shkolla deri në orën 17:00.

I padituri Besart Kellaku, ka të drejtë te marre dhe te takoje fëmijen e tij te mitur Amen Kallaku, ë shtunën e pare dhe te trete të çdo muaji, nga ora 10:00 deri në oren 18:00, javën e dytë dhe të katërt të çdo muaji ditën e premte, nga ora 10:00

I padituri Besart Kallaku, ka te drejtë te marre fëmijët e tij te mitur, për pushime verore nga data 1 deri në datën 15 gushi ne vitet çift dhe nga data 16 deri ne 31 gusht ne vitet tek, si dhe për pushime dimërore, nga data 23 deri ne datën 30 dhjetor ne vite tek dhe nga data 31 dhjetor deri në datën 6 janar në vitet çift”, thuhet në vendimin e Gjykatës.