Tragjike në Berat/ Kapi fijet në kabinën elektrike të fshatit, humb jetën 46-vjeçarja

Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Osmëzezë, ku një grua e identifikuar si Xh. A., 46-vjeçe, ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën elektrike.

Advertisements

Sipas informacioneve paraprake, gruaja e cila ishte e diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor, dyshohet se ka kapur fijet e kabinës elektrike të fshatit.

Advertisements

Për pasojë, ajo ka marrë goditjen fatale nga rryma elektrike dhe ka humbur jetën në vendngjarje.