Një 46-vjeçare ka humbur jetën në Berat pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Advertisements
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në fshatin Osmëzezë.
Advertisements
Shtetasja Xh. A., 46 vjeçe (me probleme të shëndetit mendor), dyshohet se ka kapur fijet në kabinën elektrike të fshatit. Si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ajo ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtij rasti.