48-vjeçari Lulzim Visha, i cili u gjet i pajetë në një makinë mëngjesin e kësaj të premteje, i vrarë me armë zjarri, dyshohet se ka pasur hasmëri me persona të tjerë.
Advertisements
Besohet se viktima ka qenë person që ka pasur probleme dhe pista e hasmërisë duket si më e mundshmja për hetuesit. Para disa viteve, vëllai i Lulzim Vishës ka vrarë një tjetër person.
Advertisements
Visha u gjet pa shenja jete brenda automjetit në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner rreth orës 7:40 këtë mëngjes. Policia tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
‘Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin.’, njofton policia.