“Jep dorëheqjen”/ Partia Demokratike, protestë para Bashkisë së Tiranës

Sot Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e 43 para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar largimin e Erion Veliajt nga institucioni dhe përballjen e tij me drejtësinë.

Advertisements

Ky i fundit është nën hetim për afera si ajo “5D” dhe inceneratori i Tiranës, ndërsa SPAK në një reagim publik ka deklaruar se rezulton se janë kryer vepra penale si korrupsion pasiv, korrupsion aktiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Advertisements

Në këtë formë, PD vijon rezistencën dhe sot, do të jetë para Bashkisë Tiranë për të 43-tën herë.