Viktima punonte si postier/ Lulzim Visha u qëllua me 12 plumba brenda makinës së punës

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Lulzim Vishës, 48-vjeçarit që u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në një automjet në Zall Mner.

Advertisements

Sipas dëshmive paraprake të marra nga banorët në zonë, nuk janë dëgjuar të shtëna armësh, duke ngritur dyshime se vrasësi mund të ketë përdorur një armë me silenciator.

Advertisements

Në makinën ku ndodhej viktima, e cila rezulton të jetë mjeti i tij i punës, policia ka gjetur mbi 12 gëzhoja. Viktima punonte si postier në një postë private dhe ndodhej në automjetin e punës në momentin e ngjarjes.

Policia dhe grupi hetimor po analizojnë provat e mbledhura në vendngjarje për të rindërtuar dinamikën e krimit dhe për të identifikuar autorin ose autorët.